Thaçi për sulmet në Stamboll: Askush nuk mund të arsyetoj përdorimin e dhunës

  • 29 June 2016 - 10:55
Thaçi për sulmet në Stamboll: Askush nuk mund të arsyetoj përdorimin e dhunës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas sulmeve të mbrëmshme në aeroportin “Ataturk” në Stamboll i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut turk, Recep Taip Erdogan.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”, shkruan presidenti Thaçi, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga dhimbja e shkaktuar, nga shkatërrimi dhe nga terrori i përhapur.

“I shprehi ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, Presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe tërë popullit mik të Turqisë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi.

(Kosova Sot)