“Charlie Hebdo” kërcënohet sërish

  • 29 June 2016 - 14:21
“Charlie Hebdo” kërcënohet sërish

Kërcënime të reja ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Sipas “Le Parisien”, revista e përjavshme që u sulmua nga terroristët në janar të vitit 2015 ka bërë një denoncim për disa mesazhe, që lënë të kuptohet se ndaj saj do të ketë një sulm tjetër.

Mesazhet janë dërguar në adresë të disa prej pjesëtarëve të redaksisë.

Në sulmin terrorist të 7 janarit 2015 u vranë 12 persona, 5 prej të cilëve karikaturistë të revistës prej vitesh.

(Kosova Sot)