Partia FJALA: Dënimi me 13 vjet burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët dhe politik

  • 29 June 2016 - 14:53
Partia FJALA: Dënimi me 13 vjet burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët dhe politik

Partia Fjala ka shprehur shqetësim për vendimin e gjykatës që dënoi 13 vjet burgim të akuzuarin për terrorizëm Sllobodan Gavriq, duke e cilësuar vendim të ultë dhe i ndikuar politikisht.

Fjala thekson se një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vjet.

“Ne konsiderojmë që ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin se i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

(Kosova Sot)