Ky është personi i cili besohet të jetë organizatori i sulmeve të ISIS-it në Turqi (Foto)

  • 29 June 2016 - 16:49
Ky është personi i cili besohet të jetë organizatori i sulmeve të ISIS-it në Turqi (Foto)

Pas sulmeve terroriste në Stamboll, kur tre terroristë në aeroportin Ataturk fillimisht qëlluan me armë dhe pastaj shkrepën në ajër, mbetën shumë pikëpyetje. Terroristët shpërthyen pako me eksploziv duke lënë kështu 41 të vdekur dhe 239 të plagosur.

Terroristi Ilhami Bali aka Ebu Bekir konsiderohet si organizatori i sulmeve të ISIS në Turqi. Por vazhdon të mbetet si pikëpyetje se a e ka organizuar ai sulmin në aeroportin Ataturk, raporton bild.de, transmeton gazetablic.com

Policia është në kërkim të personave pjesëmarrës në sulmin në aeroportin më të madh në Turqi. Deri më tani nuk ka asnjë fakt për ndonjë grup të përfshirë. Partia Kurde PKK ka deklaruar tashmë se nuk është përgjegjëse.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e nxjerrë ISIS-in si autor të sulmit. Në qoftë se me të vërtetë do të ishte grupi xhihadist terrorist, ai mund të ketë qenë i përfshirë.

Ilhami Bali konsiderohet si komandat i rangut të lartë të ISIS në Turqi – dhe besohet të jetë i përfshirë në sulmin vdekjeprurës të 12 Janarit në Stamboll ( dymbëdhjetë vrasje, përfshirë njëmbëdhjetë Gjerman).

Terroristi Ilhami Bali aka Ebu Bekir konsiderohet si organizatori i sulmeve të ISIS në Turqi. Por vazhdon të mbetet si pikëpyetje se a e ka rregulluar ai sulmin në aeroportin Ataturk.

(Kosova Sot)