KE s’tërhiqet, kërkon ratifikimin e demarkacionit

  • 29 June 2016 - 19:46
KE s’tërhiqet, kërkon ratifikimin e demarkacionit

Perderisa në vend janë shtuar zërat pro dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, në institucionet e Bashkimit Evropian kanë ripërsëritur edhe një herë rekomandimin që Kosova duhet që sa më shpejt ta ratifikojë këtë marrëveshje.

Markus Lammert, zyrtar për media në Zyrën për migracion dhe punë të brendshme në Komisionin Evropian, për televizionin lokal ka thënë se Komisioni Evropian është i bindur se Kosova shpejt do t’i përfundoj obligimet e marra.

Një detyrë tjetër e marrë nga institucionet, e që është  luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk po përmendet gjithaq nga vendorët, ndonëse në praktikë vetëm brenda një muaj janë ngritur aktakuza për 85 persona për vepra penale.

Pavarësisht kësaj, Komisioni Evropian pret rezultate të prekshme.

(Kosova Sot)