Sulmi në Stamboll, Rama i shpreh ngushëllime Erdoganit

  • 29 June 2016 - 19:59
Sulmi në Stamboll, Rama i shpreh ngushëllime Erdoganit

Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara, i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit turk Erdogan për ngjarjet në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë mbi 40 persona.

“Shprehim përkushimin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, i ka thënë Rama Erdoganit. 

Ndër të tjera, gjatë takimit të zhvilluar, Rama ka kërkuar intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

(Kosova Sot)