Sulmet në Stamboll, Obama i ofron mbështetje Turqisë ​

  • 29 June 2016 - 20:51
Sulmet në Stamboll, Obama i ofron mbështetje Turqisë  ​

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se vendi i tij qëndron përkrah popullit turk, pas sulmeve vetëvrasëse në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Ai tha se SHBA “do të ofrojë çdo mbështetje, nga e cila mund të përfitojnë turqit” për të forcuar situatën e sigurisë në vendin e tyre.

Obama, duke folur për gazetarët në Kanada, tha se ka diskutuar angazhimin e SHBA-së për të luftuar grupin militant Shteti Islamik në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sulmet vetëvrasëse, të martën mbrëma në aeroportin e Stambollit, kanë lënë 41 njerëz të vrarë dhe rreth 240 të plagosur.

Autoritetet turke dyshojnë se sulmet janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

(Kosova Sot)