Ja çfarë moti do të kemi nesër

  • 29 June 2016 - 22:55
Ja çfarë moti do të kemi nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për nesër se do të ketë temperatura të larta.

Në njoftim thuhet se temperaturat pritet të lëvizin mes 29 e 31 gradë celsius.

Ndërsa, për të premten, pritet të bien përsëri temperaturat.

“Të premten sipas ecurive sinoptike pritet te ketë zhvillim të vranësirave të cilat pritet të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-13m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.

(Kosova Sot)