Kosova e Shqipëria të rrezikuara nga sulmet terroriste

  • 29 June 2016 - 23:47
Kosova e Shqipëria të rrezikuara nga sulmet terroriste

Pas sulmeve të djeshme terroriste në aeroportin e Stambollit është rritur frika në mbarë Evropën, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar hartën që paralajmëron turistët për rrezikun që ekziston në vendet europiane për sulme terroriste, të ngjashme si ato në Paris, Bruksel apo Stamboll.

Sipas kësaj hartë Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri të lartë dhe përkatësisht në vendet 24 dhe 25, edhe pse thuhet që disi duhet të bëhet kujdes.

Sipas ministrisë britanike, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Mesdhe, duke paraqitur një mundësi shumë të ulët për sulme terroriste. Vendi ynë renditet në kategorinë e tretë, i paralajmëruar se mund të goditet nga terroristet, edhe pse shanset që kjo të ndodh janë shumë të pakta.

Të gjitha vendet e tjera rajonit, përveç Greqisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, renditen në të njëjtën kategori me Shqipërinë. Ndërkohë që tre shtetet e sipërpërmendura renditen në kategorinë e dytë, me mundësi serioze për t’u prekur nga sulmet terroriste.

E njëjta gjë si Shqipëria vlen edhe për Kosovën.
ImageVendet që paraqesin rrezikun më të lartë janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia, ndërsa nëntë vendet europiane ku rreziku nga sulmet terroriste pothuajse nuk ekziston fare janë Zvicra, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Moldavia.

(Kosova Sot)