Asgjësohen mbi 33 mijë rrënjë kanabis në Shkodër e Skrapar

  • 30 June 2016 - 10:19
Asgjësohen mbi 33 mijë rrënjë kanabis në Shkodër e Skrapar

Policia shqiptare po vazhdon operacionet e saj për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike. 28.218 bimë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Pult të Shkodrës.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërkohë që po policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po ashtu, në fshatin Qafë të Skraparit janë gjetur dhe asgjësuar më shumë se 5 mijë bimë kanabis. Bimët ishin të larta deri në 35 cm dhe u gjetën në tokë pa pronar. Edhe një ditë më parë në Skrapar u kapën 13 mijë bimë kanabis.

(Kosova Sot)