Përcillen viktimat e Stambollit, ja fotot e të vrarëve (Foto)

  • 30 June 2016 - 11:44
Përcillen viktimat e Stambollit, ja fotot e të vrarëve (Foto)


Janë përcjellë për në banesën e fundit disa nga të vrarët në atentatet e së martës në mbrëmje në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. “Daily Mail” ka publikuar edhe disa nga fotot e të vrarëve prej sulmeve terroriste. Disa prej tyre janë vrarë me armë zjarri, ndërsa të tjerë nga shpërthimet.

Një person, i cili dyshohet të kishte lidhje me “Shtetin Islamik”, hodhi veten në erë jashtë ndërtesës së terminalit në aeroportin e Stambollit “Ataturk” për të krijuar kaos, që të mundësonte hyrjen e dy bashkëpunëtorëve të tij në ndërtesë. Kjo ka rezultuar nga hetimet, ndërsa janë publikuar edhe fotot e personave, të cilët shkaktuan masakrën me 42 të vrarë dhe 238 të plagosur të martën në mbrëmje.

(Kosova Sot)