Identifikohet zjarrvënësi

  • 30 June 2016 - 11:55
Identifikohet zjarrvënësi

Rreth orës 03:00 të datës 29 qershor, Policia në Suharekë ishte njoftuar për një zjarr i cili kishte shpërthyer në parkun e qytetit gjegjësisht ishte djegur tërësisht një shtëpizë druri e ndërtuar nga Komuna e Suharekës për nevoja të  qytetarëve.

Pas inicimit të rastit, grupi hetimor ka nisur me hetimin e rastit dhe në bashkëpunim me qytetarë ka arritur që ta identifikojë zjarrvënësin dhe ta arrestojë.

Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i cili veprimin e kishte arsyetuar me faktin se ajo shtëpizë shfrytëzohej më vepra të pista. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të më tejme.

(Kosova Sot)