Nobelistja Malala bëhet e pasur

  • 30 June 2016 - 11:57
Nobelistja Malala bëhet e pasur

Pakistanezja Malala Yousafzai, është bërë e pasur nga shitjet e mëdha të librit dhe nga fjalimete  saj nëpër botë

Nobelistja Malala Yousafzai, aktivistja që ka bërë fushatë për arsimim dhe i ka mbijetuar sulmit të talebanëve është bërë e pasur për më pak se katër vjet për shkak të shitjes së madhe të librit për jetën e saj si dhe për fjalimet që ka mbajtur në tërë botën.

18 vjeçarja po ashtu është personi më i ri në botë që ka fituar çmimin Nobel, ndërsa është bërë e njohur pasi që ka luftuar për të drejtat e vajzave dhe i ka mbijetuar sulmit që talebanët kanë bërë ndaj saj në vitin 2012 në Pakistan.

Ajo është kuruar në Britaninë e Madhe ku jeton edhe tani, ndërsa në tërë botën është shprehur interesim i madh për fjalimet e saj që paguhen 152 mijë dollarë.

Kujtimet e saj “Unë jam Malala” të publikuara në vitin 2013, janë shitur 287 mijë kopje në Britani nga të cilat ka fituar 2.2 milionë funta, ndërsa në tërë botën janë shitur 1.8 milion kopje.

(Kosova Sot)