Vodhën në xhami, arrestohen dy persona

  • 30 June 2016 - 12:06
Vodhën në xhami, arrestohen dy persona

Me datën 27 korrik të vitit të kaluar, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, kishin thyer dyer e kasaforta të metalta dhe kishin vjedhur rreth 400 euro para të besimtarëve, njofton Policia e Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në atë kohë,  policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit.

Ndërkaq, dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistës është kuptuar në detale se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar. Për rrjedhën e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

(Kosova Sot)