Prizren: Arrestohet babai, rrihte dy vajzat

  • 30 June 2016 - 12:32
Prizren: Arrestohet babai, rrihte dy vajzat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga Prizreni, i cili dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij duke u shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij. Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

(Kosova Sot)