Konfirmohet: Sulmi në Stamboll është kryer nga ISIS-i

  • 30 June 2016 - 12:32
Konfirmohet: Sulmi në Stamboll është kryer nga ISIS-i

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, dy ditë pas sulmit tragjik në aeroportin e Stambollit, deklaroi se të dhënat e fundit që disponojnë shërbimet sekrete turke që vërtetojnë se sulmi terrorist në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” është kryer nga organizata terroriste ISIS.

“Të gjitha të dhënat që disponojmë flasin se sulmi është kryer nga organizata terroriste ISIS. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar në mënyrë kategorike”, tha Ala.

Por ai theksoi se po shqyrtojnë me vëmendje të gjitha ndërlidhjet e mundshme në mënyrë që të përcaktojnë kush mund të ketë qëndruar prapa sulmit.

“Posedojmë disa informacione dhe të dhëna për persona të caktuar. Në këtë drejtim po shqyrtohen me vëmendje të gjitha lidhjet në mënyrë që të përcaktojmë qartë se kush qëndron pas sulmit. Hetimi gjithëpërfshirës është në vijim e sipër”, theksoi ministri i Brendshëm turk.

Gjatë sulmit në aeroportin e Stambollit humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 130 të tjerë.

(Kosova Sot)