Skenari si "Zanzibari 2" për prishjen e koalicionit

  • 30 June 2016 - 07:51
Skenari si

Zeqa: Situata është e pashpresë në mesin e popullatës.

"Nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo, jo pse kemi dëshirë, por për faktin se koalicioni nuk po funksionon dhe vendi është zhytur thellë në krizë të përgjithshme ekonomike, politike dhe shoqërore. Konfliktet dhe problemet janë të mëdha. Kjo Qeveri është treguar e padenjë, por se interesat janë të mëdha të partive në koalicion", shprehet profesori Muhamet Kelmendi.

 ërderisa nuk ka asnjë shpresë në këtë horizont politik, për zgjidhjen e krizës, në të cilën është zhytur vendi, dhe ky koalicion qeverisës po tregohet jofunksional, atëherë shpëtimi i vetëm mbeten zgjedhjet e reja, për të mos lënë vendin që të degradojë më tutje. Sado që koalicioni aktual duket se po bën rezistencë në kërkesat për zgjedhje të reja, analistët politikë besojnë se do të vijë shpejt edhe momenti, kur edhe vetë partnerët e koalicionit do të binden se e vetmja zgjidhje për vendin është të shkohet në zgjedhje të reja, ngase me këtë krizë në Parlament dhe me këtë ambient të tensionuar tej mase nuk ka zgjidhje tjetër. Sidoqoftë, qeverisja e tanishme në një situatë konfuze, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, më së tepërmi po i konvenon kreut aktual të PDK-së, Kadri Veselit, që po vepron ndryshe nga Thaçi dhe vetëm sa po e pret momentin më të përshtatshëm për ta rrëzuar këtë Qeveri të koalicionit shumë të brishtë me LDK-në. "Nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo, jo pse kemi dëshirë, por për faktin se koalicioni nuk po funksionon dhe vendi është zhytur thellë në krizë të përgjithshme ekonomike, politike dhe shoqërore. Konfliktet dhe problemet janë të mëdha. Kjo Qeveri është treguar e padenjë, por se interesat janë të mëdha të partive në koalicion, në mënyrë që të bëhen kompromise dhe të kemi ndonjë zgjidhje sido-kudo. Po, natyrisht që kështu nuk mund të ecet. Koalicioni do të bjerë dhe në pyetje është vetëm koha", shprehet profesori Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot"

Kelmendi: LDK-ja tenton të blejë kohë, duke shtyrë zgjedhjet Për Kelmendin ka gjasa shumë reale që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm, mu në kohën kur vendi i ka zgjedhjet lokale, në mënyrë që të dy palë zgjedhjet të mbahen në të njëjtën kohë. "Në këtë rrugë është duke punuar PDK-ja. Ndryshe mendon LDK-ja, që ka interes të stabilizohet politikisht. Kësaj nuk i interesojnë fare zgjedhjet e reja, sepse do të humbë shumë në përqindje, prej nga ka mundësi të bjerë partia e tretë apo e katërt me rezultat. Pra, tani për tani vetëm LDKja ka nevojë për kohë, sepse mendohet që me blerje kohe do t'i shërojë plagët që klika e Isa Mustafes ia ka shkaktuar kësaj partie, që nga koha e krijimit të koalicionit, sepse që nga ajo kohë kjo parti, pra LDK-ja, është shndërruar në parti që qëndron në bisht të ngjarjeve, që vetëm i shkon prapa PDK-së", tha Kelmendi. Ai ka pohuar se situata është shumë më stabile në PDK dhe subjektet e tjera opozitare, prandaj shkuarja në zgjedhje të reja është në favor të tyre. "Është krejt tjetër situata me PDK-në. Kjo parti i bën analizat dhe e ka një elektorat shumë stabil. PDK-ja është duke punuar në rregullimin e strukturës udhëheqëse, kuptohet pasi që Kadri Veseli ka dalë në krye të partisë. Kësaj udhëheqje të re me Kadri Veselin kryetar i duhet kohë për t' u stabilizuar, si në udhëheqje, ashtu edhe në vijën politike dhe në rehatimin e njerëzve në politikë dhe nëpër borde e Qeveri. Pritet që kjo çështje të përfundojë brenda disa muajve, mund edhe të zgjasë deri në një vit. Sido që të jetë, ky stabilitet i brishtë politik gjithsesi që do të shpie tek prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të reja, sepse shihet ashiqare që brenda koalicionit ka një luftë të ashpër dhe shumë të rrezikshme, gjë që e bën koalicionin shumë të brishtë dhe shumë shpërthyes", u shpreh Kelmendi për gazetën.

Hertica: Veseli do të mundohet të paraqitet si shpëtimtar i situatës Sipas analistit Florim Zeqa, situata nëpër të cilën po kalon vendi është më tepër se paradoksale. Sipas tij, vetë situata e pashpresë në mesin e popullatës, e ka bërë akoma më konfuze dhe pa vizion qeverisjen aktuale, kurse dalja nga kjo situatë po përgatitet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që mund t'i imponojë vetë PDKja. "Kjo situatë kaotike e krijuar në vend, më së tepërmi i konvenon PDKsë dhe liderit të ri të saj, Kadri Veselit, përderisa lideri shpirtëror i PDK-së, Thaçi, pas katapultimit në krye të shtetit, duket sikur nuk e çanë kokën se çfarë ndodh me fatin e vendit dhe qytetarëve. Pra, është Kadri Veseli, ai që është duke përgatitur për të lansuar projektin e tij më të ri të "Zanzibari 2", për largimin e LDK-së nga qeverisja e vendit dhe hedhjen e kryeministrit aktual si limon të shtrydhur, me qëllimin e vetëm, të përgatitjes së terrenit për ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të vendit", tha Florim Zeqa. Ai beson se për një skenar të tillë është në dijeni edhe lideri i LDK-së, i cili për të forcuar imazhin e tij, është duke vazhduar me punësimin pa kritere në institucionet shtetërore të militantëve partiakë dhe familjarëve të tyre, si në Kosovë, ashtu edhe nga diaspora. Se koalicioni mund të dorëzohet pa pritur e pa kujtuar, si një skenar i paramenduar mirë nga PDK-ja dhe Kadri Veseli për t'ia luajtur lojën LDK-së, e sheh si mundësi reale edhe magjistri i shkencave politike Ali Hertica. "Metodat e politikes kontroverse të Veselit janë të ndryshme, dallojnë shumë nga ato të Thaçit, dhe ky tani pavarësisht që po bën gafa, po mundohet që të gjithë fajin t'ia hedhë partnerit të koalicionit, LDK-së. Veseli do të mundohet të paraqitet si shpë- timtar i situatës, duke e "dënuar" partnerin LDK-në me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe pritet që pa vonesë të madhe ta gjejë momentin për shpërbërjen e Qeverisë, vetëm sa i duhet edhe pak kohë për t'i instaluar njerëzit e besueshëm në dikasteret e shtetit, sepse ai beson që marrjen e pozitës së kryeministrit do ta ketë të sigurt," thotë Hertica për "Kosova Sot".

Krasniqi: Hendeku mes qytetarëve dhe politikanëve është rritur dukshëm Të pashpresë e sheh stabilizimin e vendit dhe zgjidhjen e të gjitha krizave, që kanë kapluar vendin, me këtë koalicion qeverisës, edhe politologu Faik Krasniqi. Ai ka pohuar se me këtë koalicion të dy partive që kanë kapur shtetin, nuk po shihet asnjë dritë në fund të tunelit, prandaj vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. "Kjo gjendje e rëndë i ka bërë qytetarët e Kosovës që përfundimisht t'i humbin shpresat se këtu mund të ketë të ardhme për ta dhe familjet e tyre. Për 17 vjet rresht Kosova nuk ka bërë asnjë përparim, por çdo vit i njëjti avaz, vetëm premtime të kota. Kriza politike dhe ekonomike vetëm sa po përkeqësohet vit pas viti. Papunësia ka shënuar rritje enorme. Varfëria po thellohet dita-ditës dhe hendeku mes qytetarëve dhe politikanëve është rritur dukshëm, mes një klase politike që po notojnë në para dhe një populli që mezi po mbijeton", thotë Krasniqi për "Kosova Sot". Duke qenë se shumica e qytetarëve në Kosovë, këta muajt e fundit kanë filluar të neveriten me klasën politike, dhe prej saj po izolohet dhe bashkësisë ndërkombëtare, atëherë me votë duhet të ndëshkohet i tërë ky bllok politik, që po e qeveris vendin.

 

(Kosova Sot)