Salihaj: Qytetarët duhet ta rrëzojnë krimin nga pushteti

  • 30 June 2016 - 13:37
Salihaj: Qytetarët duhet ta rrëzojnë krimin nga pushteti

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se është shpresuar shumë në Prokurorinë e Shtetit, por që, sipas tij, këto shpresa po dalin të kota.

Salihaj në këtë drejtim ka nënvizuar se përfundimisht duhet parë se nuk mund të vendoset shteti i ligjit në një shtet ku sundojnë mafio-politika dhe oligarkia ekonomike.

"Këto janë kushte themelore, pasi në asnjë shtet nuk mund të vendoset rend dhe ligj nëse politika është e inkriminuar. Andaj, qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se janë ata që me votën e tyre duhet ta rrëzojnë krimin nga pushteti dhe se kjo është forma e vetme dhe s'ka asnjë tjetër. Edhe po të bëhej ndonjë 'revolucion', sërish vota do të jetë ajo që do të vendosë se kush do ta udhëheqë Kosovën. Dominimi i krimit dhe korrupsionit e vë në shërbim të tyre drejtësinë në Kosovë dhe drejtësia punon për ata e jo për qytetarin e Kosovës", është shprehur deputeti Adem Salihaj.  

(Kosova Sot)