Turqishtja bëhet gjuhë zyrtare në komunën e Kërçovës

  • 30 June 2016 - 13:49
Turqishtja bëhet gjuhë zyrtare në komunën e Kërçovës

Në komunën e qytetit perëndimor të Maqedonisë, Kërçovës, turqishtja shpallet gjuha e tretë zyrtare. Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, gazetarit të AA-së i dha deklarata në lidhje me nismën e shpalljes së turqishtes gjuhë zyrtare, procesin e shpalljes dhe reagimet rezultuese nga kjo nismë.

Duke theksuar se Kërçova është qytet multietnik në të cilin jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë dhe kombësi të tjera, Dehari tha se “Që nga dita kur u zgjodha kryetar i komunës, njëri nga parimet për të cilin jam treguar më i kujdesshëm ka qenë të kem trajtim të njëjtë për tërë banorët e Kërçovës”.

Dehari theksoi se drejtësia, që është një nga parimet më të rëndësishme dhe më të vlefshme brenda shoqërisë, është e mundur vetëm atëherë kur të gjitha kombësitë do të mund të jetojnë në harmoni brenda shoqërisë.

Ai gjithashtu vuri në pah se detyrë prioritare e tij është që të sigurojë që çdo qytetar të ndihet i barabartë, duke shtuar se “Shërbimet që i ofron komuna si institucion duhet të bëhen në mënyrë të njëjtë, me parimin e barazisë. Duke qenë kështu, unë e kam përkushtuar veten për kryerjen e detyrës time në këtë mënyrë”.

Sipas tij, në botë janë zhvilluar luftëra në mënyrë që të fitohen të drejtat themelore të njeriut siç janë liria e shprehjes dhe mundësia për të folur në gjuhën amtare, mungesën e të cilave Dehari e cilësoi si “të papranueshme në asnjë mënyrë”.

“Në këtë drejtim, unë dhe këshilli komunal kemi zhvilluar bisedime të shumta me qytetarët dhe në fund e kemi marrë këtë vendim”, u shpreh ai.

Dehari më tej potencoi se në një takim të realizuar në Komunën Bajrampasha të Stambollit ka shpjeguar se ai jep përpjekje për të drejtat njerëzore dhe që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, institucioneve dhe shtetit.

(Kosova Sot)