Johnson tërhiqet, nuk garon për kryeministër të Britanisë

  • 30 June 2016 - 13:53
Johnson tërhiqet, nuk garon për kryeministër të Britanisë

Ish-kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, njoftoi sot se nuk do të garojë për kryeministër të Britanisë, pas dorëheqjes së David Cameron. Johnson njoftoi sot në një konferencë shtypi se pas konsultës me drejtuesit e partisë së tij, ka vendosur të mos kandidojë.

“Nuk mund të garoj, u konsultova me drejtuesit e partisë”, tha Johnson sot në mesditë.

Deklarata e tij e papritur erdhe pasi një tjetër mbështetës i daljes nga BE-ja, Michael Gove, tha se nuk do ta mbështeste kandidaturën e Johnson-it, por kishte ndërmend të kandidonte vetë.

Johnson tha se “roli im i ri do të jetë mbështetja e administratës së ardhshme konservatore për të përmbushur me sukses mandatin dhe dëshirën e shprehur nga britanikët në referendum”.

(Kosova Sot)