Tronditëse: Terroristët buzëqeshën para se të kryenin sulmin në Stamboll (Foto)
Mediat angleze kanë publikuar fotografinë e tre xhihadistëve që kryen sulmin në aeroportin e Stambollit, Ataturk.
Në foton e publikuar, kamikazët shihen duke buzëqeshur pak para shpërthimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bombarduesit vetëvrasës thuhet të kenë qenë ekstremistë nga Rusia, Kurdistani dhe Uzbekistani.
Ata vranë 42 persona dhe plagosën 238 të martën në mbrëmje.
Raportet pohojnë se ISIS është fajtor për sulmin.
(Kosova Sot)