Blushi: Partitë politike e duan presidentin për të bërë pazar

  • 30 June 2016 - 15:11
Blushi: Partitë politike e duan presidentin për të bërë pazar

Deputeti socialist Ben Blushi gjatë fjalës së sotme në Kuvend ka foli për nismën e tij dhe të disa deputetëve të tjerë për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli dhe jo nga parlamenti.

Blushi tha se tashmë nisma është online në faqen www.change.org dhe kushdo mund të nënshkruajë peticionin.

Sipas tij politika nuk e do zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli sepse do të bëjë pazare.

Blushi ironiu pretendimet e PDIU-së se nisma e tij dhe deputetes Hafizi është e vjedhur. Më poshtë linku për të nënshkruar peticionin.

(Kosova Sot)