Grabitje e armatosur në Rinas

  • 30 June 2016 - 15:52
Grabitje e armatosur në Rinas

Pronari i një aktiviteti tregtar në Rinas është grabitur sot nga 3 persona. Njëri nga të rinjtë është ndaluar në kohë nga policia, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim.

Nga burime paraprake mësohet se, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe përmes kërcënimit kanë mundur të marrin një sasi të madhe parash. Pasi kanë kryer grabitjen, 3 të rinjtë janë larguar duke djegur dhe automjetin.

Policia e Tiranës njofton së është arrestuar një 24-vjeçar dhe është shpallur në kërkim autori i dytë. Gjithashtu po punohet për një të dyshuar të tretë, i cili ende nuk është identifikuar.

Ngjarja vjen një ditë pasi u njoftua së në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave të marra kundër terrorizmit, pas sulmit të trefishtë në Stamboll, ku u vranë mbi 40 persona.

(Kosova Sot)