Kosovarët, peng të sundimtarëve politikë

  • 01 July 2016 - 07:17
Kosovarët, peng të sundimtarëve politikë

Shteti i kapur nga politika e kriminalizuar

Burjani: Skena politike është e degraduar dhe vështirë e përmirësueshme

"Mospjesëmarrja në seanca parlamentare dhe dhuna parlamentare janë kategorikisht vepra për të cilat duhet dhënë llogari, mirëpo kjo nuk do të thotë se ato ndikuan në procesin e anëtarësimeve në institucione kredibile ndërkombëtare, ashtu siç e potencoi z. Delawie. Në të vërtetë zhvatja e arkës së shtetit për shfryrjen e lakmisë dhe epshit nga një grup të ashtuquajtur 'lobistë' bëri që Kosova të jetë larg aspiratave euroatlantike, sepse njerëz të paaftë, joprofesionistë, të etur dhe të pamëshirshëm, morën timonin e përfaqësimit të Kosovës si 'lobistë''", shprehet analisti Adlum Ramadani

Kritikat e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka thënë se dhuna politike në këtë vend e ka pamundë- suar edhe pjesëmarrjen e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare, nga analistët politikë është cilësuar si një sinjal serioz i paralajmëruar për këtë kastë politike, si në pozitë edhe në opozitë, se për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme në shtetndërtim po dëmtohet imazhi i shtetit të ri të Kosovës. Ata shprehen se Kosova mund të izolohet shpejt nga faktori ndërkombëtar. Madje është një vlerësim pothuajse i përgjithshëm, sipas të cilit qytetarët e Kosovës kanë mbetur peng të këtyre sundimtarëve politikë, të cilët nuk qeverisin për interesin e vendit, por keqqeverisin për interesa të tyre dhe të mafio-oligarkëve, militantëve klientelistë dhe klaneve që i shoqërojnë, prandaj edhe do të jetë vështirë e kompensueshme koha e humbur me këta autokrat të politikës që nuk sollën deri më tani pothuajse asgjë të mirë për vendin e qytetarëve.

Ramadani: Zgjidhja është të iniciohen reforma politike, me subjekte politike të profilizuara

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani, thotë se jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, përfaqësuesit diplomatikë vazhdimisht bëjnë thirrje për reforma politike, madje shpeshherë edhe duke përdorur tone të larta dhe ofenduese, të cilat në të vërtetë nuk do të guxonin të ndodhnin. Ramadani tha se paralajmërimet e tyre karshi udhëheqësve politikë janë thjesht një tjetër politikë e tyre diplomatike, pasi që kësisoj ndikohet edhe bashkëpunimi bilateral mes palëve. Sidoqoftë, ai e arsyeton plotësisht konstatimin e ambasadorit amerikan sa i takon dhunës politike që përcolli institucionet e Kosovës vitin e kaluar dhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sa i përket imazhit, por jo edhe zhvatjes së shtetit dhe dështimit për anë- tarësim në organizata ndërkombëtare, sepse zhvatja ka filluar shumë më herët, sikur që ka qenë e dështuar edhe politika e jashtme e Kosovës."Mospjesëmarrja në seanca parlamentare dhe dhuna parlamentare janë kategorikisht vepra për të cilat duhet dhënë llogari, mirëpo kjo nuk do të thotë se ato ndikuan në procesin e anëtarësimeve në institucione kredibile ndërkombëtare, ashtu siç e potencoi z. Delawie. Në të vërtetë zhvatja e arkës së shtetit për shfryrjen e lakmisë dhe epshit nga një grup të ashtuquajtur 'lobistë' bëri që Kosova të jetë larg aspiratave euroatlantike, sepse njerëz të paaftë, joprofesionistë, të etur dhe të pamëshirshëm, morën timonin e përfaqësimit të Kosovës si 'lobistë'. Fatkeqësia e kësaj qëndron fillimisht te Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është bërë thuajse nëndegë e partisë, duke i ofruar mundësi çdo 'parashutisti' të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare", shprehet Ramadani. Sipas Ramadanit, shoqëria jonë ende nuk ka arritur të pavarësohet në mendime, duke lënë kështu çobanët të udhëheqin kopenë, por për dallim prej çobanëve të tjerë, këta çobanët tanë po na drejtojnë drejt një rrugë pa kthim. Ramadani ka pohuar se tani koha, të cilën e shfrytëzuan kjo klasë politike për interesa klienteliste dhe partiake, është e pakompensueshme, sepse si e tillë Kosovës i ofroi shanse të cilat do të ishin jetike për shtetndërtim. Por, Ramadani mendon se nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje. "Zgjidhja është të iniciohen reforma politike, me subjekte politike të profilizuara dhe me liderë të brezave të rinj, të cilët kanë energjinë, vullnetin dhe ambicie politike për të marrë në dorë timonin e së ardhmes së tyre", u shpreh Adlum Ramadani për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)