Qindra milionët nuk e evituan xhunglën në drejtësi

  • 01 July 2016 - 07:20
Qindra milionët nuk e evituan xhunglën në drejtësi

Shumë donacione të huaja u dhanë për ndërtim të kapaciteteve në Prokurori dhe Gjyqësor

Zeqa: Keqmenaxhim i donacioneve në emër të organizimit të tryezave e të simpoziumeve 

"Një politikë e pastër dhe e mirë mund ta pastrojë mjaft shpejt Kosovën. Një gjyqësor i kontrolluar nga politika e kriminalizuar nuk do të japë asnjë fryt në vendosjen e sundimit të ligjit. Pastaj, duke gjetur terren të përshtatshëm, edhe drejtësia po korruptohet dhe po bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin", u shpreh deputeti Adem Salihaj 

Qindra miliona euro e dollarë amerikanë janë dhënë si ndihma nga Qeveria e SHBAsë dhe qeveritë e shumë vendeve të BE-së që nga përfundimi i luftës në Kosovë e deri më tash, e që për qëllim kishin fuqizimin e sistemit të drejtë- sisë, por nuk kanë dhënë efektet e pritura. Është për të ardhur keq se, gjithë ato para nuk arritën cakun e tyre për ta ndryshuar gjendjen në sektorin e drejtësisë, por përkundrazi gjendja veçse po shkon duke u rënduar dhe duke u përkeqësuar çdo ditë akoma e më shumë. Kjo ngase për një kohë të gjatë në drejtësinë tonë po mbretëron 'ligji i xhunglës' dhe jo ai i së drejtësisë. Në këtë drejtim, është shtuar edhe pyetja se a është kjo një betejë e humbur nga të gjitha pushtetet radhazi, përfshirë edhe këtë të tanishmin, për ta bërë pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni, mitëmarrja e abuzimi dhe gjërat e tjera të këqija dhe negative që po e shoqërojnë këtë sistem në vazhdimësi. Veç saj lind edhe dilema se këto lëshime a po bëhen qëllimisht nga ana e garniturave të pushtetarëve apo kjo tregon për një paaftësi të tyre për ta riorganizuar e për ta reformuar njërën nga shtyllat më kryesore të shtetit.

Salihaj: Zbulimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është një proces shumë i lehtë

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, "Kosova Sot", ka thënë se Kosovës së pari i duhet një pastrim i madh i politikës nga elementët e krimit, pasi, sipas tij, politika ka çdo gjë në dorë, dhe po ashtu çdo gjë varet nga politika. " Një politikë e pastër dhe e mirë mund ta pastrojë mjaft shpejt Kosovën. Një gjyqësor i kontrolluar nga politika e kriminalizuar nuk do të japë asnjë fryt në vendosjen e sundimit të ligjit. Pastaj, duke gjetur terren të përshtatshëm, edhe drejtësia po korruptohet dhe po bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin", u shpreh ai. Tutje, Salihaj ka nënvizuar se zbulimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është një proces shumë i lehtë, por, siç thotë ai, këtë nuk do ta bëjë askush që është vetë i pasuruar në këtë mënyrë. " Ne do ta bëjmë shtetin e sundimit të ligjit vetëm atëherë kur t'i largojmë nga politika politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar", është shprehur deputeti, Adem Salihaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)