Zhvatësit e shtetit, të paturp para qytetarëve

  • 01 July 2016 - 07:32
Zhvatësit e shtetit, të paturp para qytetarëve

Lidershipi qeverisës nuk prodhoi stabilitet për gjithë këto vite

Hertica: Në çdo dikaster u instaluan të inkriminuarit dhe zhvatësit e shtetit 

Sipas analistit Albrim Badallaj, mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies nëpër institucionet tona, sikur është edhe privatizimi sa për dy grosh i aseteve të shtetit, zëvendësimi i subvencioneve të bujqësisë me asfalt, janë disa nga pikat ku tregohet se sa keq është qeverisur vendi nga vendorët

Për gjithë këto vite të pasluftës, lidershipi qeverisës nuk prodhoi stabilitet për Kosovën, perspektivë për qytetarin, por vetëm dështim dhe kriza te njëpasnjëshme, duke u shndërruar në një shtet jofunksional. Në krye të këtij shteti u instaluan politikanë e njerëz të drejtësisë së inkriminuar dhe të korruptuar. Sipas njohësve të zhvillimeve politike, për këtë dekadë e gjysmë, kjo kastë politike në pushtet nuk turpërohet as para ndërkombëtarëve për të zezat që i kanë bërë Kosovës për gjithë këto vite, edhe pse e futi Kosovën në listën e vendeve më të korruptuara në të gjitha raportet ndërkombëtare që publikohen në periudha të ndryshme kohore. Të gjitha këto të këqija janë arsye pse duhet t'i merret votëbesimi qytetar një kaste të tillë të papërgjegjshme njerëzish të kriminalizuar e të kontrabanduar në politikë. "Për situatën e cila po mbretëron në Kosovë, që nga paslufta e deri më sot, fajtor kryesor është klasa e brishtë politike, e cila e degradoi shtetin dhe shoqërinë, u ushqye me lakmi e babëzi megalomane për pushtet, me instalimin e njerëzve të paditur dhe të inkriminuar në organet drejtuese të shtetit, dhe duke neglizhuar të gjithë profesionistët, të aftët dhe intelektualët, shtresën shoqërore të dëshmuar për gatishmëri dhe aftësi institucionale. E gjitha kjo del si një rezultat i madh i instalimit korruptiv, sepse në çdo dikaster shoqëror e politik u instaluan të inkriminuarit dhe zhvatësit e shtetit", shprehet për gazetën analisti politik, Ali Hertica. Ai thotë se është kultivuar politika e nepotizmit, klaneve të bandave kriminale...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)