UNDP dhe MPMS ndajnë grante të vetë-punësimit në Mitrovicë

  • 01 July 2016 - 07:57
UNDP dhe MPMS ndajnë grante të vetë-punësimit në Mitrovicë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) do të ndajnë 39 grante përfituesve të programit të vetë-punësimit në lokalet e Agjensisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë. 

Ceremonia e Ndarjes së Granteve do të mbahet në praninë e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, Sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së. 

Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim (PVP), me ç’rast 39 të papunësuar do të  financohen me 3,000 deri  5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja. 

Projekti financohet dhe implementohet bashkarisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. 

(Kosova Sot)