Erdogan e Rama përuruan “gjerdanin” e Gjirit të Izmitit

  • 01 July 2016 - 10:13
Erdogan e Rama përuruan “gjerdanin” e Gjirit të Izmitit

Ura Osmangazi, e cila cilësohet si "gjerdani" i Gjirit të Izmitit dhe është një prej "projekteve gjigante" të kryera në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë, u përurua me ceremoni pasditen e të enjtes.

Prerjen e shiritit, që shënonte inaugurimin zyrtar të saj e bënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Yildirim tha se Ura Osmangazi jo vetëm që bashkon dy brigjet e kësaj zone, por, bashkë me autostradën që kalon mbi të, lidhë me njëri-tjetrin edhe qytete si Stambolli, Kocaeli, Yalova, Bursa, Balikesiri, Manisa dhe İzmiri.

(Kosova Sot)