Policia mbyll 6 lokale në Prishtinë për veprimtari të kundërligjshme

  • 01 July 2016 - 11:36
Policia mbyll 6 lokale në Prishtinë për veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët komunal në Prishtinë, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz dje me datë 30 qershor 2016, në orët e vona ka bërë kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë.

Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme, citon gazeta Kosova Sot Online njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast  të gjitha këto lokale janë mbyllur.

(Kosova Sot)