Komuna e Malishevës nxjerr në shitje disa automjete- çmimi fillon nga 100 euro (Dokument)

  • 01 July 2016 - 11:41
Komuna e Malishevës nxjerr në shitje disa automjete- çmimi fillon nga 100 euro (Dokument)

Për vetëm 100 euro dikush nga qytetarët e vendit mund të bëhet me veturë.

Kjo ndodh nëse komuna e Malishevës e cila udhëhiqet nga Ragip Begaj, shet automjetet në bazë të çmimit fillestar që i ka qitur në shtije përmes ankandit publik.

Komuna e Malishevës sot përmes ankandit publik ka nxjerr në shitje disa automjete dhe pajisje tjera.

Ajo çfarë bie në sy në këtë ankand publik është caktimi i çmimit fillestar tejet i ulët.

Çmimi fillestar i automjetit Lada Niva 1.7B i vitit 2002 është caktuar prej vetëm 100 euro.

Ndërkaq, çmimi më i lartë i është caktuar veturës Pasat vë 1.9 D i vitit 2003 prej 500 eurosh.

Përmes këtij ankandi publik, Komuna synon të shesë 9 automjete, dy cisterna, një aparat të rengenit dhe një kaldaj e nxemjes qendrore, shkruan Orainfo.

Çmimi më i lartë fillestar i një cisterne është caktuar të jetë 1500 euro

Sipas njoftimit të ankandit publik ofertat për blerjen e automjeteve duhet të dorëzohen 12.07.2016.

ImageImageImageImage

(Kosova Sot)