Grabitja në Rinas, policia shoqëron 20 punonjës të dy kompanive private
Një ditë më parë, në aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 10 milionë në valutë, teksa po transportoheshin nga dy firma private për në Vjenë. Sot, policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Bëhet e ditur se policia e Durrësit ka shoqëruar rreth 20 punonjës të dy kompanive private, të dyshuar për vjedhjen në aeroport. Mësohet se 10 nga 20 të shoqëruarit po merren në pyetje nga efektivët e qytetit bregdetar.
Gjithashtu, policia e Durrësit ka nisur ballafaqimin e deklaratave të sotme me ato të një dite më parë, të të shoqëruarve.
(Kosova Sot)