Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

  • 01 July 2016 - 12:13
Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, dje me datën 30 qershor 2016, në rajonin e Prishtinës ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’, citon gazeta Kosova Sot Online njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

-V. M. lindur me 1964 m/serb

-N. B. lindur me 1952 f/serbe

-A. M. lindur me 1973 m/sh/k

Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura tjera ligjore.

(Kosova Sot)