FSK-së i shtohen nëntë togerë të diplomuar

  • 01 July 2016 - 12:53
FSK-së i shtohen nëntë togerë të diplomuar

Nëntë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë diplomuar në gradën nëntoger gjenerata 2016.

Nëntogeri më i dalluar u zgjedh Eugen Thaçi, i cili tha se edhe pse periudha katër vjeçare ishte e vështirë, prapë se prapë kanë mjaftuar që të formësohen dhe të bëhen oficerë të FSK-së.

Ministri i FSK, Haki Demolli gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj tha se diplomimin i këtyre kadetëve tregon se Kosova po krijon një forcë të mirë ushtarake.

Ai iu përkujtoi të sapodiplomuarve se nuk duhet të harrojnë që nuk ka profesion më të shenjtë se sa të jesh në shërbim të vendit.

Kadetët të cilët diplomuan sot janë Behar Fazliu, Eugen Thaçi, Rilind Idrizi, Xhemal Mziu, Kemajl Haliti, Drilon Hasani, Zymer Kukalaj, Çlirim Morina dhe Besfort Kurteshi.

(Kosova Sot)