Austria anulon zgjedhjet presidenciale
Përveç Britanisë, duket se në krizë politike do të përfshihet edhe Austria.
Gjykata e Kushtetuese e Austrisë ka urdhëruar ripërsëritjen e zgjedhjeve presidenciale për shkak të parregullsive të votave postare.
Në zgjedhje, kandidati i ekstremit të djathtë humbi me një diferencë të vogël votash.
Norbert Hofer, kandidati i Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë humbi zgjedhjet vetëm me 31 mijë vota, ndërsa ato u fituan nga Alexander van der Bellen, një ish-profesor nga radhët e Partisë së Gjelbër.
Vendimi i sotëm rrit shpresat tek ekstremistët e djathtë se kandidati i tyre do të mund të fitojë presidencialet.
(Kosova Sot)