Aksident në Ratkoc të Rahovecit, vetura rrokulliset nga ura (Foto)

  • 01 July 2016 - 13:28
Aksident në Ratkoc të Rahovecit, vetura rrokulliset nga ura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.

Sipas lexuesit të gazetës “Kosova Sot Online”, që ka dërguar fotot në redaksinë tonë, një makinë është rrokullisur nga ura.

Ai ka njoftuar se brenda në makinë ishte një djalosh 18-vjeçar, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image
Image
Image