Dy të arrestuar në Graçanicë për para të falsifikuara

  • 01 July 2016 - 13:44
Dy të arrestuar në Graçanicë për para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Graçanicë ka arrestuar dy burra, te të cilët kanë gjetur para të falsifikuara.

Pas kontrollit në veturën e tyre, atyre u janë gjetur 2745 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, transmeton gazeta Kosva Sot Online.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)