Ymeri: Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t'ia tregojnë kufirin

  • 01 July 2016 - 14:30
Ymeri: Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t'ia tregojnë kufirin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili mbrëmë ka akuzuar VV-në se mund të ndikoj në prishjen e marrëdhënieve me Malin e Zi, duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me këtë shtet.

Përmes një reagimi për media, Ymeri ka thënë se Mustafa nuk mori guxim të flas për ushtrinë e v endit që po bllokohet nga partnerët e Listes Serbe, ndërsa sa herë bëhet fjalë për dëmtimin e shtetit, ai nuk mungon.

Ai ka ripërsëritur se Lëvizja Vetëvendosje do ta lufotjë me çdo kusht versionin actual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi , transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Reagimi i plotë i Ymerit: 

Isa Mustafa, si një aparatçik i dëshmuar që është, qenka aktivizuar sërish. Sigurisht, nuk ka marrë mundin të flasë për ushtrinë e vendit që po e bllokojnë partnerët e tij të koalicionit në Listën Serbe, as për projektin kolonizues të Serbisë “Lugina e Diellit” që po vazhdon. Kudo e kurdo që duhet mbrojtur shtetin Isa mungon. Kudo e kurdo që dëmtohet shteti e Republika Isa prinë.

Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t'ia tregojnë kufirin. T'ia dëshmojnë atë me tapi. Por lumenjtë nuk janë pronë private, pastaj rruga e asfaltuar deri aty është shtruar nga buxheti publik yni. Pse paskemi shpenzuar para tonat që t'i shtrojmë rrugët e Malit të Zi?

Tek ne kanë ardhur qytetarët Isë, dhe na kanë treguar ku është kufiri, kanë folur edhe ekspertë nga partia jote të cilët s’ke kurajo t’i dëgjosh.

Verzionin aktual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do ta luftojmë me çdo kusht. Ai kufi nuk do të jetë asnjëherë i pranueshëm për qytetarët e vendit. Këtë bën mirë ta dijë Isa Mustafa dhe miqtë e tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Këta që kërcënimet ndaj qytetarëve (herë me NATO e herë me liberalizim të vizave), e nënshtrimin e plotë ndaj kujtdo tjetër, i kanë bërë modus të rregullt të politikbërjes. 

 (Kosova Sot)