BE-ja zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

  • 01 July 2016 - 15:34
BE-ja zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord formalisht që të zgjasë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë me 6 muaj, pra deri në janar të vitit 2017.

Vendimi, i cili pritej prej kohësh, është komunikuar sot zyrtarisht nga Këshilli Evropian. Liderët e BE-së kanë përforcuar masat në sektorin e energjisë dhe bankave, të cilat ishin vendosur që në verën e vitit 2014, pas marrëveshjes së Minskut midis Rusisë dhe Ukrainës.

Moska ka ende shumë për të përmbushur sa i takon Kievit, pasi incidentet e dhunshme mes pro-rusëve dhe ukrainasve kanë vijuar në javët e fundit. Nga ana e saj Rusia ka ndaluar importimin e një rangu të gjerë produktesh agrokulturore nga BE-ja.

(Kosova Sot)