7-vjeçari qëllon aksidentalisht për vdekje babanë

  • 01 July 2016 - 17:51
 7-vjeçari qëllon aksidentalisht për vdekje babanë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën , pasi është qëlluar aksidentalisht me armë nga djali i tij 7-vjeçar.

Mësohet se viktima është shtetasi Karafil Rrapushaj, i cili në momentin tragjik po pastronte çiften.

Në një moment arma ka rënë në duart e të birit, i cili e ka shkrepur duke i marrë jetën të atit. Mësohet se 35-vjeçari ka mbërritur i pajetë në spitalin Fierit.

(Kosova Sot)