Komuna e Prishtinës nesër teston alarmin – në heshtje

  • 01 July 2016 - 18:00
Komuna e Prishtinës nesër teston alarmin – në heshtje

Nesër, në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në Prishtinë.

Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se kësaj radhe testimi do të realizohet në heshtje dhe se nuk do të ketë tinguj sikur në testimet e kaluara.

“Testimi në heshtje është metodë e cila aplikohet në tërë botën, por që e kryen të njëjtin veprim sikur alarmim i rregullt me tinguj. Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot)