Vrasësi shqiptar me një këmbë do të dëpërtohet nga Britania (Foto)

  • 01 July 2016 - 18:34
Vrasësi shqiptar me një këmbë do të dëpërtohet nga Britania (Foto)

Vrasësi shqiptar me një këmbë, Saliman Barçi, i cili pretendon se është azilkërkues nga Kosova, do të dëbohet nga Britania e Madhe pas 14 vitesh që jeton si lypës.

41-vjeçari, që ka kryer një vrasje të dyfishtë 20 vite më parë, është urdhëruar nga një gjykatë në Londër që të ekstradohet në Shqipëri, shkruan “Daily Mail”.

Autoritetet e migracionit e akuzuan atë se ka “mashtruar qëllimisht”, duke përfituar edhe mbështetje sociale nga shteti britanik. Ai përfitoi dokumentet si shtetas nga Kosova dhe kur u pyet për këtë, u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar, edhe unë thash se isha nga Kosova.”

Babai i tre fëmijëve akuzohet se ka vrarë Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën në qytetin e Burrelit. Barçi u arratis nga Shqipëria pas vrasjes së kryer me armë të ushtrisë dhe çështja e tij u mbyll në mars të vitit 1998.

Barçi  u dënua me 25 vite burg në nëntor të vitit 2009, pas rihapjes së procesit gjyqësor dhe daljes në dritë të fakteve të reja. 41­vjeçari ka kërkuar që të mos ekstradohet jo vetëm për shkak se drejtësia në Shqipëri është e manipuluar por edhe për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka pohuar se, ka prerë këmbën e tij të majtë 2 cm poshtë gjurit.

(Kosova Sot)