Sokol Bashota shpezon shumë para për telefona

  • 01 July 2016 - 18:42
Sokol Bashota shpezon shumë para për telefona

Sokol Bashota kryetar I komunës së Klinës ka shpenzuar shumë për telefona .

Tejkalimi i shpenzimeve të telefonisë mobile nga zyrtarët e kësaj komunë, ishte paguar me para të shtetit,

Auditori i Përgjithshëm ka publikuar raportin për Komunën e Klinës për vitin 2015, ku ka gjetur tejkalim të theksuar të shpenzimeve të telefonisë mobile nga ana e kësaj komune.

“Krahasuar me vitin 2014, shpenzimet e telefonisë mobile janë rritur për 41% (nga 17,397€ në 24,606€). Planifikimi për vitin 2015 ishte 11,750€ duke tejkaluar kështu planin për mbi 109%. Në shkurt 2014, Komuna kishte lidhur marrëveshje me Operatorin ekonomik (për periudhë trevjeçare) për shërbime telefonike, sipas së cilës operatori do ofronte dhuratë telefona për komunën, në vlerë 18,102€ (16 telefona Iphone 5S, 5 telefona Samsung Galaxy S4 si dhe 172 telefona Nokia ASHA 105). Në rast ndërprerje të marrëveshjes komuna do të obligohej që të kthente në tërësi shumën për telefonat 18,102€. Për 178 zyrtarë do të paguheshin gjithsej 534€/muaj (3€ kredit për muaj), 14 zyrtarë me pako 29,95 si dhe 1 pako në vlerë 55.95€. Ne kemi vërejtur se zyrtarët kishin marrë numra të rinj telefoni, në momentin që ata kishin shkaktuar shpenzime të larta”, thuhet në raportin e Auditorit,

Auditori ka gjetur se deri në fund të vitit 2015, çdo tejkalim i shpenzimeve të pakove telefonike, paguheshin jo nga pagat e punonjësve, por nga buxheti i komunës.

“Pesë mostrat tona të pagesave mujore kanë treguar që vetëm në muajin gusht, drejtori i urbanizimit kishte shpenzuar mbi 500€; Asistenti i Kryetarit 108€ dhe 215€ në muajt mars dhe prill; Vozitësi i Kryetarit vlerën mbi 270€ për katër muaj. Pas vërejtjes sonë në fazën nëntëmujore të auditimit, Kryetari nxorri urdhëresë që për çdo tejkalim të shpenzimeve, bërë gjatë vitit 2015, të bëhen ndalesat në paga për ata zyrtarë, dhe atë deri në qershor 2016. Ne kemi konfirmuar se deri në qershor 2016, i janë kthyer buxhetit gjithsej 3,114€ për këto mbishpenzime të telefonisë mobile”, thuhet në raport.

Auditori e vlerëson si rrezik që shpenzimet e pajustifikueshme operative dhe monitorimi i dobët i tyre,

dëmton buxhetin komunal, derisa pagesat e tilla për reprezentacion të pa mbuluara me dokumente mbështetëse, dëmton transparencën dhe lë hapësirë për shfrytëzim jo efikas të parave publike.

Auditori rekomandon Kryetarin se duhet të sigurojë që kontrollet për shpenzimet operative vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë që të mos përsëriten shpenzimet joracionale sikurse ka ndodhur në vitin 2015.

“Më tej, për rastin e dytë duhet siguruar se shtohen veprime të theksueshme në shpenzimet e reprezentacionit, në mënyrë që drejtoritë të kuptojnë kërkesat dhe parimet e ekonomizimit të shpenzimeve”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot)