Pengmarrje në Bangladesh, dy të vrarë

  • 01 July 2016 - 23:54
Pengmarrje në Bangladesh, dy të vrarë

Persona të armatosur morën peng sot një numër të papërcaktuar personash, përfshirë edhe persona me nënshtetësi të huaj, në një restorant spanjoll në zonën diplomatike të Dakas, tha sot një zyrtar i sigurisë.

"Personat e armatosur hynë në restorantin ’Holey Artisan Bakery’ ndërkohë që në të ndodheshin shumë persona. Ata filluan të qëllojnë duke plagosur disa prej tyre’’, deklaroi shefi i sigurisë i kryeqytetit, Benzir Ahmed.

Ndërkohë, televizioni privat bangladeshas ‘’Channel24’’ njoftoi për dy persona që humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e armatosur.

Mediat italiane shkruajnë se viktimat dyshohet se janë shtetas italianë.

(Kosova Sot)