Shkelet qershori, "Antimafia" tremb qeveritarët e korruptuar

  • 02 July 2016 - 07:29
Shkelet qershori,

Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme zvarritet nga Qeveria

Lekaj: Qeveria e zvarrit projektligjin deri në zgjedhje të reja

"Ka shenja se ky ligj nuk e ka ndërmend të dërgohet në Kuvend, pasi që muajt e fundit EULEX-i ka ndërmarrë disa iniciativa tejet pozitive në luftimin e krimit, gjë që drejtësia vendore nuk ka guxim të ndërmarrë akoma. Ligjet e tilla, të cilat mund të prekin njerëz me ndikim, vështirë të miratohen me vullnet të politikanëve vendorë, pos kushtëzimit nga bashkësia ndërkombëtare", thotë Albrim Badallaj për "Kosova Sot"

Qeveria e Kosovës, edhe pse ka futur në planin legjislativ të këtij viti Projektligjin e ashtuquajtur antimafia - për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk e ka respektuar afatin e kalendarit të miratimit në Qeveri dhe procedimit në Kuvend. Sipas planit legjislativ, ky dokument është dashur të miratohet nga Qeveria në fund të qershorit, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Tani ky afat kohor po parashihet të bartet deri në fund të këtij viti. Përfaqësues të partive politike opozitare dhe ekspertët e sundimit të ligjit, këtë zvarritje të ligjit nga ky koalicion qeverisës, e shohin si një frikë të pushtetarëve, të cilët do të atakoheshin të parët. Sipas tyre, është pikërisht kjo klasë politike në pushtet aq e inkriminuar, saqë nuk merr guxim që të bëjë një ligj, i cili do të vihet në funksion të parë të ndjekjes dhe zhveshjes nga pasuria e vjedhur të vetë zyrtarëve të lartë të shtetit, kushdo qofshin ata. 

Frashëri: Nëntoka nuk bën ligje kundër vetvetes!

"Ligji antimafia është një nga domosdoshmëritë e kohës sonë, sepse është nevojë urgjente vendosja e drejtësisë. Por, kur e dimë se brenda nëntokës monopolin e veprimeve kriminale e mban klani i krimit, që është i lidhur me politikën, çështja bëhet serioze. Është iluzore të presim që të përpilohet një ligj antimafia nga ky koalicion qeverisës, që të parin e nëntokës e ka vendosur në krye të Kuvendit të Kosovës. Drejtësisë ligjore e gjyqësore duhet t'i paraprijë drejtësia politike. Drejtësia politike si çlirim i shtetit, si vullnet politik për t'i hapur rrugë miratimit të ligjeve, por edhe luftimit të korrupsionit", u shpreh Frashër Krasniqi zyrtar për informim në lëvizjen "Vetëvendosje". Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, deputeti Pal Lekaj, tha se ka qenë shumë e pritshme që ky koalicion qeverisës nuk do të mund të dalë nga vetvetja dhe ta bëjë këtë ligj kaq serioz dhe të rëndë- sishëm për një segment të rëndë- sishëm të fillimit të dekriminalizimit të skenës politike. "Sa i përket këtij ligji, për konfiskimin e pasurisë së pashpjegueshme, ne mendojmë se është një ligj i nevojshëm dhe shumë i qëllueshëm që duhet të bëhet, por tani është një zvarritje e tepërt që po ndodh, pikërisht për interesat e tyre personale, sepse nuk u konvenon nxjerra e këtij ligji vetë pushtetarëve, sepse dihet fare mirëfilli se si janë pasuruar ata në këtë kohë, dihet çfarë pasurie kanë pasur më përpara, prandaj edhe unë nuk po pres që ky ligj të kalojë edhe gjatë këtij viti as në këtë mandat, derisa të ekzistojë ky koalicion qeverisës', u shpreh Pal Lekaj për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)