AKP-ja, një përbindësh që shkatërroi punësimin

  • 02 July 2016 - 07:37
AKP-ja, një përbindësh që shkatërroi punësimin

Ndërhyrjet e politikës ia humbën kredibilitetin Agjencisë së Privatizimit

Sadiku: Kemi ardhur në një situatë, kur kemi bërë privatizim, e nuk kemi bërë punësim

"AKP-ja ka vite që ishte bërë një institucion jokredibil dhe që më nuk i ka mbetur asnjë fije besimi tek qytetarët dhe bizneset e vendit dhe ato të huaja. Kjo ndodh edhe për shkak të përfoljeve në publik e më gjerë se kjo Agjenci është shndërruar në një institucion të korruptuar skajshmërisht. Këtu përfshihet edhe vdekja misterioze e Dino Hasanajt", është shprehur deputeti Enver Hoti

E themeluar menjëherë pas luftës nga ana e UNMIK-ut, fillimisht si AKM (Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit) kurse pas shpalljes së Pavarësisë më 2008 e shndërruar me emrin AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit), ka dështuar për 15 vjet në misionin primar që e kishte, privatizimin e NP-ve dhe NSH-ve vendore. Kjo ka bërë që ky agjencion tashmë ta humbë kredibilitetin e qytetarëve. Deputetë opozitarë, përfaqësues të bizneseve, por edhe analistë të ekonomisë dhe profesorë universitarë bashkohen në mendimet e tyre se AKP-ja ka dështuar në misionin e saj që ishte privatizimi në tërësi i tërë pronës shoqërore dhe asaj publike që ishte në Kosovë, që për qëllim primar e pati hapjen e vendeve të reja të punës në shtetin e posadalë nga lufta. Deputeti opozitar Enver Hoti (Nisma për Kosovën), shprehet për gazetën se AKP-ja tashmë e ka humbur kredibilitetin e saj për një proces me shumë dështime. "Si agjenci e pavarur me sjelljet e deritashme e kanë dëshmuar se janë kryekëput dhe vetëm në shërbim të kësaj garniture të pushtetarëve aktualë që favorizojnë politikanët dhe mafio-bizneset, që janë të lidhura me piramidën më të lartë të pushtetarëve aktualë", është shprehur Hoti. Ai shton tutje se pohimet e tyre si opozitë konfirmohen madje edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar, që flet për Kosovën dhe në të cilin përmendej edhe misioni i AKP-së. Ai tutje shton: "AKP-ja ka vite që ishte bërë një institucion jokrediblil dhe që më nuk i ka mbetur asnjë fije besimi tek qytetarët dhe bizneset e vendit dhe ato të huaja, dhe kjo për shkak të përfoljeve në publik e më gjerë se ky agjension është shndërruar në një institucion të korruptuar skajshmërisht. Këtu përfshihet edhe vdekja misterioze e Dino Hasanajt, apo siç është thënë zyrtarisht vetëvrasjes së ish-drejtorit të këtij agjensioni", është shprehur Hoti... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)