Sot protestohet në autostradën “Arbën Xhaferi”

  • 02 July 2016 - 08:43
Sot protestohet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Tri kompanitë private kanë lajmëruar se të shtunën do të bllokojnë punimet në autostradën për Shkup “Arbën Xhaferi” pasi do të protestojnë aty.

“Mbyllja e kësaj rruge, mbyllë edhe bizneset tona, prandaj ne do të protestojmë fuqishëm për të drejtën tonë, duke vënë në rrugë punëtorët dhe makinerinë e rëndë, për të mos lejuar punimet e mëtejme aty, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Protesta do të mbahet pikërisht në vendin ku “Bechtel Enka”, ka mbyllur rrugën tonë, mes fshatrave Smallushë e Dobratin të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)