ISIS kërcënon ish myftiun e Sanxhakut me vrasje

  • 02 July 2016 - 09:03
ISIS kërcënon ish myftiun e Sanxhakut me vrasje

Shteti i ashtuquajtur Islamik (ISIS) e ka kërcënuar ish myftiun e Sanxhakut, tash deputet i Kuvendit të Serbisë, Muamer Zukorliqin me vrasje.

Vet Zukorliq thotë se nuk frikësohet nga ky kërcënim, mirëpo atë e kupton seriozisht.

“Kërcënimet i kuptoj seriozisht, nga organet përgjegjëse para se gjithash pres vlerësim të sigurisë, e më pas edhe masa. Nuk do të na frikësojnë, do të vazhdojë të veprojë. Politika e pajtimit nuk ka alternativë”, ka thënë Zukorliq.

“Furat Media”, portal i ISIS-it, përcjell lajmi.net, ka publikuar një xhirim në gjuhen boshnjake ku i fton simpatizantët e ISIS-it që ta vrasin deputetin e parlamentit serb, Muamer Zukorliqin.

“Ky xhirim është shenjë dhe paralajmërim i aktiviteteve të reja të ISIS-it në rajonin tonë. Shteti Islamik është armik permanent i islamit dhe myslimanëve”, thekson portali. 

(Kosova Sot)