Mustafa: Demarkacionin e kemi obligim

  • 02 July 2016 - 09:31
Mustafa: Demarkacionin e kemi obligim

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova duhet ta bëjë shënimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa kundërshtarët e demarkacionit duhet të tregojnë se kush ishte zotëruesi i hektarëve që ata thonë se kanë humbur.

"Qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend duhet ta dinë qartë se demarkacioni është një obligim yni para bashkësisë ndërkombëtare, obligim edhe për liberalizim të vizave".

"Ndërkaq ekziston, po ashtu, rreziku që Kosova të futet në një cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me një vend mik, anëtar të NATO-s", ka shkruar Mustafa në profilin e tij në "Facebook".

(Kosova Sot)