Puçi i tankeve në Turqi: Tri video që do ju shokojnë (Video +18)

  • 16 July 2016 - 09:56
Puçi i tankeve në Turqi: Tri video që do ju shokojnë (Video +18)

Të shtunën në mëngjes, autoritetet në Turqi konfirmuan se përpjekjet për grusht shteti kanë dështuar.

Sipas tyre, një fraksion i ushtrisë tentoi të merrte pushtetin.

Tanket dolën në rrugë dhe u bënë simbol i një puçi shteti.

Mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për të mbrojtur vendin, duke u ngritur kundër ushtrisë.

Tre videot e mëposhtme shpjegojnë atë që ndodhi dje në Turqi.

Në videon e parë shihet një tank që shtyp një taksi, e cila ka njerëz brenda.

Në videon e dytë shihet se si civilët marrin kontrollin mbi një tank.

Ndërsa video e tretë është videoja simbol e përfundimit të grushtit të shtetit. Ajo tregon ushtarët që dorëzohen përpara tankeve të tyre.

 

(Kosova Sot)