PD dënon sulmin në Munih, kërkon bashkim forcash kundër terrorizmit

  • 23 July 2016 - 11:03
PD dënon sulmin në Munih, kërkon bashkim forcash kundër terrorizmit

Partia e Drejtësisë, përmes një reagimi për media, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë me ç’rast mbetën të vrarë disa persona, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Reagimi i plotë i PD-së

“Partia e Drejtësisë, dënon sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Munih të Gjermanisë, ku humben jetën disa persona, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.

PD rithekson edhe njëherë se terroristët nuk njohin, komb, fe as racë, andaj kërkon nga mbarë bota e civilizuar që të bashkojnë të gjitha forcat në luftën kundër së keqes që po e kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzimin.

Partia e Drejtësisë, u shprehë ngushëllime të sinqerta familjarëve që humben më të dashurit e tyre, duke shprehur dhimbje dhe solidarizim me të gjithë ata që u prekën nga ky sulm makabër dhe kundër-njerëzor.”

(Kosova Sot)